Clinton hedh një tezë të fríkshme: Trump nuk do të largohet paqësisht po humbi zgjedhjet

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Hillary Clinton shprehu shqetësimin se Donald Trump nuk do të largohet paqësisht nga detyra nëse do të humb në zgjedhjet e vitit 2020 në SHBA.

“Unë nuk dua t’i fríkësoj njerëzit, por dua që t’i përgatit. Unë kam çdo arsye të besoj se Trumpi nuk do të shkojë, ju e dini, në heshtje gjatë natës nëse humb”, tha ajo dhe më tutje shtoi se “Ai do të përpiqet të na ngatërrojë, ai do të përpiqet të sjellë të gjitha llojet e arsyetimeve”, raporton theindependent.

Demokratët kanë shprehur shqetësime se Trumpi po përgatitet të kundërshtojë zgjedhjet duke hedhur dyshime mbi legjitimitetin e tyre.

Presidenti tashmë ka provuar të shmangë votimin me postë duke nxjerrë një dallim të pakuptimtë midis tij dhe votimit në mungesë, duke pretenduar prej muajsh se votimi me postë do të çojë në mashtrim të shfrenuar të votave, transmeton.

Gjatë një interviste për Fox News, Trump u pyet nëse do të pranonte humbjen pasi të kumtohen rezultatet e zgjedhjeve.

“Unë do ta shikoj. Shikoni, ju – unë duhet të shoh”, tha Trump duke shtuar se “Jo, nuk do të them vetëm po. Nuk do të them, as jo”.

Zjarr Tv Ad