Plagosja në Shirokë, zbardhet ngjarja/ Ja çfarë ndodhi…

0
235
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zbardhen detaje në lidhje me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shirokë, ku mbeti i plagosur një i ri.

Policia thotë se ka qenë një sherr mes dy personave dhe një plumb qorr, ka plagosur të riun, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë së Shkodrës:

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Nga strukturat DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë reagimit në kohë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmë, me datë 15.08.2020, u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit B. G. 26 vjeç, banues në Durrës

Ky shtetas mbrëmjen e datës 15.08.2020, rreth orës 22:30 në Shirokë, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin S.B. 46 vjec, banues në Shirokë, Shkodër.

Shtetasi B. G pas konfliktit ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe me pas është larguar. Si pasojë e rikoshetit të plumbit është lënduar lehtë jashtë rrezikut për jetën shtetasi D. Q., banues në lagjen Guerrile Shkodër, i cili mori mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe është larguar për në banesë.

Vijon intensivisht puna për kapjen e autorit të shpallur në kërkim

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të ‘Armëmbajtje pa leje’, ‘Tentativë vrasje’, ‘Prishje e rendit dhe qetësisë publike’, ‘Vetëgjyqësi, ‘Plagosje e lehtë me dashje’.

Zjarr Tv Ad