“Do të zhduk fare”, blogerja e seksit kallëzon në polici mesazhet kërcënuese

0
167
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Sa ta gjej shtëpinë dhe do të zhduk fare” .Ky është një nga mesazhet e dërguara Zhaklinë Lekatarit një aktiviste  për të dretat e njeriut  dhe blogere që flet publikisht edhe për çështje të mardhënieve sexuale. Sipas një burimi të gazetës “Si” , 38 vjeçarja kallëzoi pranë sektorit të krimeve kompjuterike të gjitha mesazhet kërcënuese dhe fyese të postuara në inboxin e saj.

“Kam një portal të quajtur Tabu ku postoj video të jetës së përditshme me temë informuese”- tha  Lakatari. “Ka disa muaj që në adresat e mia më vijnë mesazhe kërcënuese dhe fyese”-  tha Lakatari para policisë. Në instagram Lakatarit kërcënuesit e shajnë për nderin , për familjen madje i postojnë edhe certifikatën familjare.

Burimet i referohen pretendimeve të Lakatarit që e frikësuar shpjegon më tej se në një rast kur ajo kishte postuar fotografi për lulishten poshtë pallatit ku ajo luante kur ishte fëmijë , ndërsa së fundmi ishte rrethuar si aneks lokali, një komentues i ka shkruar ” do ta marr gardhin e do ta fus  në ..?

Zjarr Tv Ad