“Lekët i kemi nxjerrë me gjak, na është tharë krahu gjithë verën”, banorët të revoltuar nga Kapshtica: Rrejnë! Nuk është plotësuar numri

0
102
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas njoftimit se është mbyllur dogana greke sepse është arritur kuota e personave që duhet të kalojnë, ka nisur përplasja mes qytetarëve me policinë. Ndërkohë është ngritur një kordon policor që nuk lejon asnjë qytetar ti afrohet pikës kufitare. Disa persona janë intervistuar nga gazetarja e Fax News, Brikena Hoxhalli dhe shprehen të revoltuar për gjithçka po ndodh, teksa theksojnë se shteti gënjen për numrin.

“Nuk është plotësuar numri. Rrejnë ata. Që kur kemi ardhur në orën 06:30, shumë pak makina kanë kaluar, s’ka”, thotë një prej zyre.

Ndërsa një tjetër shprehet se dogana greke hapet në orën 07:00, ndërsa ajo shqiptare në 06:00, ndaj është e pamundur që të kenë kaluar 300 persona vetëm për një orë.

“Kam marrë në telefon doganën e Kapshticës, më kanë thënë lejohet njerëzit të vijnë. Jam nisur në orën 2 nga Tepelena, kam ardhur në 7:20, thonë nuk kalohet më se kanë kaluar 300 persona. Dogana greke hapet në 7, e jona në 6. Si ka mundësi kaluan 300 persona për një orë? Janë mashtrimet e shtetit”, u shpreh ai.

Një tjetër qytetare flet me tone të ashpra ndaj shtetit duke thënë se kur i leverdisi, i lejoi të kalojnë, ndërsa tani janë të bllokuar.

“Jam për operacion, cfarë do më. Kur ju leverdisi, të hyjmë. Po tani ku të shkojmë. Në mëngjes ishte për 24 orë. 24 orë vetëm për 300 veta të qelbura? Nuk i kemi gjetur lekë në rrugë, i kemi nxjerrë me gjak. Është tharë ky krah të gjithë verën”, tha banorja. Është ende e paqartë se si do të zgjidhet situata pasi kalimi bëhet vetëm nëse janë të pajisur me rezultatin e tamponit.

Zjarr Tv Ad