Rusia nis prodhimin e vaksinës në seri, kur do të jetë gati për tregun

0
137
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rusia ka prodhuar serinë e parë të vaksinës së saj të re ndaj Covid-19, njoftoi të shtunën Ministria e Shëndetësisë. Disa shkencëtarë thanë se kanë frikë se me këtë aprovim të shpejtë, Moska ka qëllim ti japë rëndësi prestigjit kombëtar për garën e vaksinës, jo sigurisë që i jep njerëzve për shëndetin e tyre.

Rusia ka thënë që vaksina, pritet të dalë në fund të këtij muaji ndërsa po prodhohet nga Instituti Shtetëror Gamaleya. Rusia më 11 gusht, ishte vendi i parë në botë që regjistroi një vaksinë, duke e quajtur Sputnik V, njëlloj si sateliti i parë artificial i lëshuar në hapësirë nga Bashkimi Sovjetik.

Presidenti rus, Vladimir Puthin, bëri njoftimin e bujshëm duke thënë se ishin shteti i parë që solli vaksinën, por ka pasur dyshime mbi efikasitetin dhe sigurinë e produktit.

Zjarr Tv Ad