”Dosja 339”, nis seanca gjyqësore ndaj ish-komisionerëve të Shijakut

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Raportimi i orës 12:18 – Prokuri kërkon Arrest me Burg për ish-komisionerin

Prokurori i çështjes Madrit Kulloli, ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë për ish-komisionerin Armelin Zeka, nga ‘Arrest në shtëpi’ në ‘Arrest me burg’.

Sipas përgjimeve rezulton se Amelin Zeza ka vjedhur vota fiktive.

Për komisionerët e tjerët, Gjykata e Durrësit ka lenë në fuqi masën e dhënë nga GJKKO.

Raportimi i orës 11:36 – 22 ish-komisionerët e Shijakut të cilët u arrestuan më 28 korrik pasi, janë paraqitur sot (17 gusht), në Gjykatën e Durrësit.

Ata akuzohen se kanë lejuar votime të parregullta në Durrës të personave të tjerë në tri qendra në Durrës ne emër të shtetasve që sipas prokurorisë, ditën e zgjedhjeve kanë qenë jashtë shtetit.

Aktualisht po zhvillohet seanca ndaj tyre.

Më parë, nga gjykimi i çështjes janë dorëhequr Shpëtim Reka dhe Eda Kaja.

Ne gjykatën e Durresit ka filluar seanca gjyqesore per komisioneret e Shijakut

Nga gjykimi i çështjes më parë mësohet se janë dorehequr gjyqtarët Shpetim Reka dhe Eda Kaja.

Gjyqtar i çështjes tashmë është Rexhep Bekteshi, ndërsa prokuror Madrit Kullolli.

Gjykata e Durrësit e ka në kopetencë lëndore këtë çështje dhe do të vleresojë masat e sigurimit ndaj tyre.

Zjarr Tv Ad