Tregjet në krizë, mungojnë blerësit

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tregjet janë të mbushura me fruta dhe perime, por ajo që mungon janë blerësit.
Pavarësisht se nuk e kanë ndalur asnjë ditë punën, tregtarët pohojnë se nuk mbulojnë dot as shpenzimet me shitjet që kanë.

“Gjithë ditën nuk i bëjmë as 50 mijë lek të vjetra shitje. Një herë në dy-tre ditë marrim furnizim. Po kalbet malli, dhe nuk po fitojmë fare. Nuk kemi çfarë të bëjmë, as ku të shkojmë”-thone biznesmenet

“70% humbje, që tre muaj ne jemi zero, po punojmë me humbje”
Çmimet duket se nuk kanë ndryshime të forta, por për konsumatorët, rrogat e ulëta dhe situata e koronavirusit bën që të reduktojnë shpenzimet.

Dikur ky treg në zonën e Kombinatit gumëzhinte nga blerësit.
Tashmë aty gjen vetëm tregtarë të cilët shikojnë me shpresë këto që afrohet.
Me pesimizëm shohin dhe të ardhmen pasi nëse kjo situatë vazhdon dhe përgjatë muajit shtator, ata presin falimentimin.

Zjarr Tv Ad