Veliaj përshëndet marrëveshjen në Maqedoninë e Veriut, uron shqiptarët: Arritje unike, bashkimi bën fuqinë

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka uruar shqiptarët për marrëveshjen për qeverinë në Maqedoninë e Veriut.

Veliaj thotë se bashkimi bën fuqinë dhe kjo marrëveshje për qeverinë mes LSDM dhe BDI është unike.

Më tej Veliaj flet për kryeministër shqiptar në 100 ditët e para të kësaj qeverie, por Zaev bëri të qartë se do të jetë ai nga dita e parë deri në ditën e fundit të qeverisë.

“Urime shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut – bashkimi bën fuqinë! Arritje unike dhe Kryeministri shqiptar, qoftë dhe për 100 ditë si fillim, çdo progres nis me një hap të parë!”, uron Veliaj.

Zjarr Tv Ad