Sulm terrorist në Berlin/ Irakiani përplas me dashje 6 persona, 3 prej tyre rendë:”Askush të mos vijë më afër, të gjithë do të vdisni!” (Pamjet)

0
167
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjashtë persona janë plagosur, tre prej tyre rëndë, pas një sulmi të dyshuar terrorist në një autostradë në Berlin. Një burrë irakian 30-vjeçar, i quajtur nga media gjermane si Sarmad A., u përplas me dashje në disa motoçikleta në autostradën A100 në jug të qytetit, duke filluar rreth orës 6.30 pasdite të martën, thanë prokurorët.

Pasi shkaktoi tre aksidente të veçanta përgjatë një rruge prej tre kilometrash të rrugës, Sarmad doli jashtë, duke bërtitur ‘Allah Allahu Akbar’ duke hapur një mbule lutjeje në mes të rrugës dhe filloi të falet, raportojnë mediat gjermane.

Ai gjithashtu mendohet se ka vendosur një kuti të vjetër municioni në majë të makinës, duke pretenduar se ishte një bombë, ndërsa bërtiti: ‘Askush të mos vijë më afër ose ju të gjithë do të vdisni’.

Një oficer me origjinë arabe arriti të bisedojë me Sarmad, ta tërheqë atë nga makina dhe ta arrestojë, njoftoi Tagesspiegel. Sarmad bëri referenca për planet e tij në Facebook para sulmit – duke postuar një foto të makinës së bashku me shkrime fetare, njoftoi agjensia e lajmeve DPA, transmeton Faxweb.

Ai mendohet të jetë një refugjat që po jeton në një strehë në Berlin dhe ishte i njohur në polici për shkak të sjelljeve ekstremiste të kaluara dhe çështjeve të shëndetit mendor. Në vitin 2018 ai u nxorr nga shtëpia ku po qëndronte dhe akuzohej për sulm, dhe përfundoi në një strukturë të shëndetit mendor. Ai u la i lirë pak më vonë.

Policia beson se Sarmad, i cili lindi në Bagdad në 1990 përpara se të vinte në Gjermani në një datë të panjohur, mund të ketë qenë radikalizuar në strehimin e refugjatëve nga një ekstremist i njohur me simpatitë e ISIS.

Zjarr Tv Ad