Karabinierët e Komandës Provinciale të Massa-Carrara në Itali arrestuan tre shqiptarë, dy burra dhe një grua, pasi një sasi droge u gjet e fshehur në shtëpinë e tyre në Marina di Mass.
Karabinierët kontrolluan të gjitha dhomat, duke gjetur 800 gram kokainë, gati 3 kg marihuanë dhe mbi 50 gram hashash.
Shqiptarët nuk ishin nën vëzhgim dhe arrestimi i tyre ishte i rastësishëm, pasi karabinierët vunë re një person i cili doli nga pallati me pamje që ngjalli dyshime.
Kontrolli i kryer zbuloi një dozë kokainë që sapo e kishte blerë nga shqiptarët dhe atëherë karabinierët hynë në godinë, ku identifikuan apartamentin e shitësve të drogës, brenda të cilit u gjet droga e lartpërmendur.
Gjyqtari i çështjes vendosi masën e sigurisë ‘Arresti me burg’ për dy burrat, përgjegjës për drogën, ndërsa gruaja është vendosur në arrest shtëpie.