Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i dy aksidenteve me motor në qytetin e Durrësit.
Gjatë paradites, një 45-vjeçar mbeti i vdekur duke drejtuar një motoçikletë dhe pasi ka humbur kontrollin e saj ka dalë nga rruga.
Ai është dërguar në spitalin e Durrësit por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.
Ndërsa në lagjen 17, një një i ri duke drejtuar një motor përplasi një 72 vjecar.
Për pasojë të përplasjes që të dy përfunduan të plagosur në spital.