Konfirmimi i Lokës në pólici, reagon PD: Ish sigurimsi vazhdon detyrën, edhe pse ligji e ndalon kategorikisht

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish deputeti i PD, Klevis Balliu ka reaguar për vendimin e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit për Pólicinë e Shtetit që konfirmoi qëndrimin në detyrë të Gjovalin Lokës në postin e drejtorit të  Departamentit të Sigurisë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Pólicisë së Shtetit.

Në një reagim në rrjete sociale, Balliu shprehet se ky vendim u mor pavarësisht se vetting zbuloi që në Janar-Qershor të vitit 1991 ka qenë operativ i Sigurimit të Shtetit.  Sipas ish deputetit demokrat, vendimi bie në kndërshtim me ligjin ku thuhet se “bashkëpunëtorët dhe oficerët e Sigurimit të Shtetit ndalohen të shërbejnë në radhët e Pólicisë”.

Reagimi i plotë: Sot Pólicia e Shtetit është njohur zyrtarisht si institucioni që drejtohet nga ish spiunet e Sigurimit të Shtetit, strukturës më shkatërruese për jetën dhe dinjitetin e njeriut gjatë regjimit komunist.

Vetingu në pólici konfirmoi në krye të pólicisë numrin 2 të saj, Gjovalin Loka, njëkohësisht përgjegjës për sigurinë publike. Ish sigurimsi i shtetit, u konfirmua në detyrë nga vetingu partiak në pólici, pavarësisht se ai e kishte fshehur detyrën e operativit të Sigurimit dhe pavarësisht se ligji e ndalon kategorikisht një sigurims të jetë pjesë e pólicisë së shtetit.

Neni 38/g i ligjit për vetingun në pólici shprehet se “bashkëpunëtorët dhe oficerët e Sigurimit të Shtetit ndalohen të shërbejnë në radhët e Pólicisë”. Komisioni, që mori vendimin e paligjshëm nuk e ka tagrin të vlerësojë, nëse Gjovalin Loka ka qenë sigurims i mirë apo i keq.

Të gjithë janë anëtarë të së njëjtës bandë, që vazhdojnë të përdorin metodat e Sigurimit të Shtetit, raprezaljet kundër opozitës dhe kritikëve të qeverisë për të mbajtur në këmbë një pushtet të kalbur dhe të dëmshëm për qytetarët.

Zjarr Tv Ad