Fluks drejt bregdetit shqiptar, 70 mijë kosovarë kanë hyrë në 5 ditë nga Morina

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rreth 70 mijë kosovarë kanë hyrë në 5 ditë nga Morina me destinacion bregdetin shqiptar. Autoritetet thonë se kanë marrë masa për menaxhimin e fluksit që pritet te jetë i lartë edhe në ditët në vijim.

Fluksi i pushuesve nga Kosova që i drejtohen bregdetit shqiptar mbetet i lartë edhe në gjysmën e dytë të gushtit.

Rreth 10 mijë persona kaluan kufirin me destinacion bregdetin shqiptar vetëm këtë të mërkurë (19 gusht).

”Po të marrim parasysh 5 ditët e fundit, do shohim që kemi një fluks të rritur.”

Rreth 70 mijë udhëtarë kanë kaluar në 5 ditët e fundit sipas të dhënave nga pika kufitare e Morinës.

”Me një mesatare ditore të 5 ditëve, 13,411 turistë dhe 4,147 mjete në ditë. Është punuar me korrektësi nga Policia Kufitare e Migracionit duke zbatuar të gjitha rregullat. Kur ka pasur fluks të dendur dhe të madh, është vepruar me procedurë të përshpejtuar.”

Fluksi pritet pritet të jetë i lartë edhe në ditët në vijim, kur temperaturat pritet të favorizojnë pushimet buzë detit!

Zjarr Tv Ad