Skënder Brataj dhuron plazmën për trajtimin e të infektuarve me COVID-19

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mjeku i njohur Skënder Brataj i cili ka kaluar infeksionin e Covid-19 ka dhuruar ditën e sotme plazmën e gjakut që do të përdoret për të shëruar pacientët e sëmurë. Brataj ka ftuar të gjithë që e kanë kaluar këtë virus që të bëhen pjesë e kësaj iniciative.

Besoj se jam i pari ose ndër të parët personel mjekësor i infektuar në Shqipëri. Kjo iniciativë duhet të fillojë sa më shpejt në Shqipëri.Kjo është iniciativë që duhet të përqafohet nga të gjithë ata që kanë kaluar infeksionin që të grumbullohet sa më shumë gjak që pacientët që kanë nevojë për tranfuzion gjaku ta kenë atë në dispozicion. Ju lutem të gjithë merrni pjesë në dhurimin e gjakut”, u shpreh Brataj.

Zjarr Tv Ad