Aksident i rëndë në autostradë, 5 anëtarët e familjes dërgohen me urgjencë në spital

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri kosovar i Shëndetësisë Faik Hoti, i cili ka thënë se në aksident është përfshirë një makinë me 5 anë tarë të një famije brenda.

Fatmirësisht asnjë nga familjarët nuk kanë humbur jetën, por janë transportuar në spitali për të marrë mjekimin e nevojshëm.

“Shpejtësia vret. Dëshmitar i një aksidenti të tmerrshëm në autostradën Ibrahim Rugova. Fati ishte në anën e një familjeje 5 anëtarëshe nga Mitrovica, të cilët i nxorrëm të gjallë nga vetura dhe pas ndihmës së parë në vendngjarje, u dërguan për ekzaminime e mjekim të mëtejmë në Malishevë e Prizren. Shpresojmë që i shpëtuan më të keqes”, shkruan Faik Hoti.

Zjarr Tv Ad