Përgjimet e dosjes 339/ PD:”Thesar ende i pazbuluar, Rama si Lukashenko”

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

TIRANE-Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka postuar në rrjetet sociale disa nga përgjimet që Shqiptarja.com publikoi pak ditë më parë nga dosja 339 duke akuzuar kryeministrin Edi Rama. Për Bardhin, dosja 339 është një thesar ende i pazbuluar që i lidh Avdylajt e trafikut të drogës me Edi Ramën dhe njerëzit e tij të besuar në Durrës.

Kryeministri Edi Rama në cilësinë e kreut të OSBE-së propozoi pak ditë më parë një vizitë në Minsk për të ndërmjetësuar krizën pas zgjedhjeve, por Gazment Bardhi ironizon duke thënë se Lukashenko nuk ka vetëm në Bjellorusi, sipas tij, ai është edhe në Tiranë, referuar kreut të qeverisë.

“Sa më shumë fletë hapen nga dosja 339, aq më shumë zbulohet skema e blerjes së pushtetit të Edi Ramës me krimin. Zbardhja nga media e disa bisedave të tjera të Niçes famëkeq të organizatës mafioze të Avdylajve gjatë fushatës elektorale 2017, konfirmon mashtrimin elektoral të organizuar nga Edi Rama, që i dha atij të paktën 10-15 deputetë pa vullnetin e qytetarëve.

Vetëm në 1 qendër votimi, në një fshat të Shijakut, janë vulosur dhe janë futur në kuti 25 fletë votimi të papërdorura. Siç thotë vartësi i Niçes, “aq tepruan”, se fitorja e Edi Ramës do të kshte qenë edhe më e thellë.

Futja në kuti e fletëve të papërdorura, votimi i emigrantëve pa ardhur në Shqipëri, blerja e votave, kërcënimi me largimet nga puna i demokratëve apo qytetarëve të paangazhuar janë të provuara nga dosja 339 si skema të përdorura nga krimi i organizuar për t’i siguruar Edi Ramës pushtetin.

Kaq sa është bërë publike nga një dosje që po zvarritet prej 3 vitesh e gjysëm, është vetëm maja e ajsbergut, që provon se Edi Rama është organizatori dhe përfituesi i një skeme kriminale për vjedhjen e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

Dosja 339 është një thesar ende i pazbuluar që i lidh Avdylajt e trafikut të drogës me Edi Ramën dhe njerëzit e tij të besuar në Durrës. Llukashenko nuk ka vetëm në Minsk. Ai është edhe në Tiranë, duke drejtuar, bashkë me Niçet e krimit të organizuar, qeverinë e Tiranës” shkruan Bardhi. Shqiptarja.com publikoi përgjimet e bisedës së Niçës me vëllain e deputetit dhe personat e tjerë për të mbushur kutitë në zgjedhjet e 2017 (lexo këtu).

Zjarr Tv Ad