Haradinaj kusht LDK-së: Dua postin e presidentit ose shkojmë në zgjedhje

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, i ka vendosur kusht qeverisë dhe LDK-së për postin e Presidentit.

Haradinaj ka thënë se AAK duhet të ketë Presidentin, kandidaturë për të cilën e ka shpallur vetë ose vendi do të shkojë në zgjedhje.

Sipas Haradinajt, brenda koalicionit është e papranueshme që LDK të ketë edhe kryeministrin, edhe presidentin, megjithëse ende kjo parti nuk e ka shprehur këtë ambicie.

”Aleanca është para dy zgjidhjeve, të dyja shumë të vështira. E para është që të vazhdojë të jetë pjesë e pushtetit dhe e vendimmarrjes, por ta kushtëzojë me marrjen e një pozicioni vendimmarrës të presidentit edhe ajo është logjika pse Këshilli Drejtues i AAK-së më ka dhënë autorizim të negociojë edhe për çështjen e presidentit, me qëllim që ne të mos përjashtohemi nga tavolina e marrjes së vendimeve. Pra, ne nuk rrisim pushtet me marrjen e presidentit, por ne vetëm ruajmë mundësinë e të qenurit në tavolinë aty ku merren vendimet.”

”Në rast se ne nuk e marrim presidentin tani, meqenëse jemi parti më e vogël, PDK-ja dhe LDK-ja, në emër të një shumice në parlament, mund të na mbivotojë në çdo situatë e në tema të interesit nacional. Në këtë rast, tani situata është ndjeshme jo me LDK-në, sepse LDK-ja nuk mund t’i ketë dy përgjegjësitë e para edhe kryetarin e qeverisë dhe presidentin. Edhe LDK, në fakt nuk ka shprehur ambicie.”

”Ish-kryeministri (Isa) Mustafa nuk ka shprehur ambicie për postin e presidentit. Ai nuk është i interesuar të hapë paketën, pra që ta shkarkojë këtë qeveri, të nominojë një mandatar, të pres ato dy javët e famshme që t’i dërgojë letra Vetëvendosjes, që të bie në procedura të caktura.”

”E që i bie se ne, unë jam në pozitë me të vështirë me PDK-në, sepse presidenti dikur ishte në PDK. Mirëpo, unë mendoj edhe për PDK-në, shpresoj se do ta kem mirëkuptimin edhe nga ata, sepse në këto situata të ndjeshme, nëse Aleanca duhet të jetë partner, duhet t’i jepet mundësia të ketë vendimmarrje. Përndryshe, vetëm sa për ta mbajtur në jetë një qeveri për pak pushtet, për Aleancën ne e dimë rrugën që të shkojmë në shtëpi, se e kemi ditur edhe në të kaluarën, ja do të shkojmë në zgjedhje”, tha Haradinaj në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.

Zjarr Tv Ad