16 urgjenca brenda pak orëve te ‘Infektivi’, i fundit mbërrin një 30 vjeçar

0
596
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në më pak se 24 orë në spitalin Infektiv në Tiranë kanë shkuar 16 urgjenca.

Urgjenca e fundit ishte një i ri rreth të 30-ve, bën me dije gazetari Erjon Skëndaj.

“9 urgjenca mjekësore të mbërritura te Infektivi. Deri më tani numri i rasteve të numëruara në Covid 1 është, 16 urgjenca në më pak se 24 orë”, tha Skëndaj.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar pozitivë me Covid 155 persona, ndërsa fatkeqësisht kanë humbur jetën 4 pacientë në spitalet COVID.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: Tiranë 77 raste, Durrës 18 raste, Elbasan 11 raste, Kamëz 6 raste, 5 raste në Kucovë, nga 4 raste në Korcë, Lushnje, Vlorë, nga 3 raste në Fier, Shkodër, Has, Cërrik, nga 2 raste në Krujë, Berat, Malësi e Madhe, Shijak dhe nga 1 rast në Devoll, Kukës, Kavajë, Mirditë, Mat, Divjakë.

Zjarr Tv Ad