Nuk e mjekuan/ Mjekët e Shijakut e përcollën në shtëpi, vdes e reja

0
123
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shijak, ku një 36 vjeçare ka ndërruar jetë pasi pasi ishte paraqitur disa herë për mjekim në Qendrën  Shëndetësore Shijak.

Sipas informacioneve e ndjera ka shkuar në banesë e më pas më datë 19.08.2020 është dërguar  në Spitalin Rajonal Durrës ku dhe ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Shijak/Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, proceduan penalisht  në gjendje të lirë shtetasit M.S., 49 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek i urgjencës pranë qendrës shëndetësore Shijak dhe O.S., 27 vjeçe, banuese në Tiranë, me  detyrë mjeke e familjes pranë qendrës shëndetësore Shijak.

Procedimi ndaj tyre ka filluar pasi dyshohet se nuk i kanë dhënë mjekimin e duhur shtetases M.K., 36 vjeçe, banuese në Shijak, e cila pasi ishte paraqitur disa herë për mjekim në Qendrën  Shëndetësore Shijak, ka shkuar në banesë e më pas më datë 19.08.2020, është dërguar  në Spitalin Rajonal Durrës ku dhe ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”.

Zjarr Tv Ad