Mbante marijuanë në shtëpi, arrestohet shqiptari në Vareze

0
97
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Guardia di Finanza e Varezes ka arrestuar një shtetas shqiptar, të cilit i ka sekuestruar mbi 53 kile marijuanë.

Shqiptari, 53 vjeç, është person me precedentë penalë për shitje droge.

Arrestimi u krye në Malnate, Vareze, pasi policia kishte vëzhguar në ditët e mëparshme dhe individualizuar banesën e shqiptarit si vendi i mundshëm ku mbahej droga.

Kontrolli i kryer zbuloi drogën e fshehur në katër kuti kartoni. Sipas policisë, në treg droga do të vlente rreth 400 mijë euro.

Zjarr Tv Ad