LAJM I FUNDIT/ Gjykata Kushtetuese sërish në ngërç, KED i ndalon kandidimin ish-këshilltarit të Metës

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

KED sot i ka ndaluar kandidimin Shaqir Hasanaj për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Në mbledhjen e radhës ky institucion, në prani dhe të përfaqësuesit të Presidencës dhe Avokatit të Popullit vendosi ndalimin e kandidimit të Hasanaj, ish keshilltar i Presidentit Meta, për 2 vakancat e shpallura nga Kuvendi dhe Presidenti që në verën e vitit të shkuar.

Njoftimi i KED:
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 21.08.2020, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, duke iu përmbajtur rendit të ditës:

1. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatin për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e rishpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 21.08.2019 dhe Presidenti i Republikës në datën 27.09.2019:

– Z. Shaqir Hasanaj

2. Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatit të mësipërm.

Në mbledhjen e sotme merrnin pjesë anëtarët e KED, si dhe përfaqësuesi i Presidentit të Republikës dhe përfaqësuesi i Avokatit të Popullit.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi vijoi me shqyrtimin e akteve dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave, dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, vendosi:

1.Ndalimin e kandidimit të kandidatit për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të:

Z. Shaqir Hasanaj, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e rishpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 21.08.2019.

2.Ndalimin e kandidimit të kandidatit për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të:

Z. Shaqir Hasanaj, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e rishpallur nga Presidenti i Republikës në datën 27.09.2019.

Vendimet e plota dhe të zbardhura për ndalimin e kandidimit të Z. Shaqir Hasanaj do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Kujtojmë se Shaqir Hasanajt, ish-këshilltar ligjor i Metës iu ndalua në korrik të këtij viti kandidimi për një nga vendet bosh në Gjykatën Kushtetuese nga KED pikërisht për këtë arsye, pasi ligji parashikon që kandidatët nuk duhet të kenë mbajtur poste politike për 10 vitet e fundit.

Por Gjykata Administrative e Apelit, pas padisë së ngritur nga Hasanaj, rrëzoi vendimin e KED, i cili e mori sërish në shqyrtim kandidimin e Shaqir Hasanajt duke e rrëzuar për herë të dytë.

Zjarr Tv Ad