Peshkopi, digjet fusha e mbetjeve, tymi toksik dhe era e keqe përhapen në qytet

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një vatër zjarri ka përfshirë fushën e Mbetjeve të bashkisë Dibër duke bërë që tymi dhe era e keqe të përhapet në qytetet. Situata është kthyer në shqetësuese për banorët, ndërsa Bashkia pranon se normalizimi i situatës nuk do të jetë i lehtë.  Nga ana tjetër, paralajmëron se fajtorët do të mbajnë përgjegjësi.

Këto pamje tregojnë situatën e krijuar në Peshkopi të premten pasi një zjarr u shfaq në fushën e mbetjeve urbane në periferi të qytetit

Tymi dhe era e rëndë u përhapën duke u kthyer në shqetësim për banorët.

Ngritën shqetësim për rrezikun e pasojave shëndetësore, ndërsa nuk munguan as kritikat ndaj pushtetit vendor për punën e dobët.

Bashkia e Dibrës në një reagim tha se zjarri në fushën e mbetjeve është i qëllimshëm, por autorët ende nuk janë zbuluar.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të vënën nën kontrolle situatën, por bashkia pranon se normalizimi i situatës në një kohë të shpejtë është e vështirë edhe për shkak të ndjeshmërisë së mbeturinave kundrejt zjarrit.

Bashkia e Dibrës thotë se në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po e ndjek çështjen për të gjetur shkaktarët, ndërkohë që paralajmëron se personat e ngarkuar për ruajtjen e fushës së mbetjeve do të mbajnë përgjegjësi.

Zjarr Tv Ad