Peqini, tre muaj pa gjinekolog

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Spitali i Peqinit, prej më shumë se tre muajsh ka mbetur pa mjek gjinekolog, pasi mjekja e vetme që shërbente aty ka dalë në pension.

Aktualisht në këtë spital bëhen vetëm konsulta nga mjekët e spitalit dhe rastet urgjente transferohen në spitalet e Elbasanit apo të Rrogozhinës.

Peqini numëron rreth pesëdhjetë mijë banorë dhe mungesa e mjekut gjinekolog është shqetësim kryesor.

Kryeinfermierja, Marie Behina, pranon pamundësinë për t’u dhënë grave kujdesin e duhur mjekësor.

Maria Behina: “Presim të na vijnë mjekët gjinekolog. Mjekja që ishte ka disa muaj që ka dalë në pension. Ka disa muaj që po presim mjeke.Këtë vit nuk kemi pasur lindje, por zakonisht kur ka lindje i presim këtu, por kur janë lindje të vështira ne i dërgojmë në Elbasan”

Edhe për stafin është e vështirë të punojnë pa udhëzimet e mjekut specialist.

“U bënë tre muaj që mjekja gjinekologe ka dalë në pension. Kemi pasur lindje, kishte raste shtatë-tetë në muaj. Të shohim, na ka dhënë shpresë kjo drejtoresha e re”, shprehet infermierja

Drejtoria e spitalit të Peqinit bën me dije se ka bërë kërkesën, por deri më tani nuk është dhënë zgjidhje.

Zjarr Tv Ad