Pas 36 orësh, merr fund makthi për banorët e Peqinit/ Reagon Balla: Policia të ndëshkojë ashpërsisht shkaktarët e zjarrit

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zjarri i përmasave të mëdha në zonën e Peqinit që shkrumboi qindra rrënjë ullinj është vënë në kontroll pas 36 orësh betejë. Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla bën me dije se aktualisht nuk ka asnjë vatër ative në njësinë administrative Karinë.

Në një shkrim në Facebook, Balla falënderon të gjithë forcat që punuan për shuarjen e flakëve dhe njofton se policisë i është kërkuar që të hetohet për shkaktarët.

“Dua të falenderoj forcat zjarrëfikëse të bashkive të qarkut Elbasan si dhe ato të Ministrisë së Mbrojtjes për punën e bërë. Bashkë me Kryetarin e Bashkisë Peqin Lorenc Tosku u informuam nga Shtabi i Emergjencës mbi dëmet e shkaktuara të cilat shkojnë në disa hektarë. I kemi kërkuar Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë të hetojnë shkaqet e zjarrit dhe shkaktarët të identifikohen dhe të ndërshkohen ashpërsisht”, shkroi Balla.

Ditën e djeshme, Faxweb.al raportoi se flakët kishin përfshirë Kurorën e Peqinit dhe rrezikonin banesat që ndodhen shumë pranë vatrave. Flakët e zjarrit dëmtuan qindra rrënjë ulliri, ndërsa sollën shqetësime edhe për banorët.

Kujtojmë se kohët e fundit, në vend ka pasur disa vatra të zjarrit, duke qenë një problem real për natyrën e qytetarët shqiptarë. Edhe në qarkun e Elbasnait, dëmet kanë qenë të shumta thuajse në të gjitha bashkitë.

Përmendim sipërfaqet e djegura në Gurë i Zi të Labinotit-Mal ku u desh ndërhyrja nga ajri, dhe sipërfaqa e djegur në pyjet e Gramshit po ashtu.

Zjarr Tv Ad