Kanosën policët në detyrë, arrestohen 3 autorët në Fushë-Krujë

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas pasi kanosën punonjësit e policisë të IEVP-së Fushë Krujë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasit:

B.Sh., 25 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë;

A.Sh., 39 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë, i dënuar më parë me 15 vjet burg për veprën penale “Vjedhja me armë”.

E.Sh., 24 vjeç, banues në fshatin  Nikël, Krujë, aktualisht i dënuar për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe për shkak të situatës së COVID-19, i është caktuar të qëndrojë në banesë.

Shtetasit B.Sh., dhe A.SH.,(kushërinj), kanë kanosur për shkak të detyrës, për motive të dobëta punonjësit e policisë në  IEVP Fushë Krujë, specialistin e  informcionit dhe rojen e IEVP-së, ndërsa shtetasi E.Sh., pasi ishte larguar nga banesa ku duhet të qëndronte u ka shkuar në ndihmë dy kushërinjeve dhe i ka transportuar me makinë për ti shpëtuar kapjes së policisë

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë për veprat penale “Kanosja  për shkak të detyrës”  kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Zjarr Tv Ad