Lajm i fundit/Aksident në rrugën drejt Qafë Thanës, makinat përfundojnë mbi njëra-tjetrën

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një person është plagosur nga një aksident i ndodhur në rrugën drejt Qafë Thanës.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme.

Sipas të dhënave, në aksident janë përfshirë dy makina, që janë përplasur me njëra-tjetrën.

I plagosur ka mbetur shoferi i njërës prej makinave, ndërsa nuk dihet gjendja e tij.

Mjetet janë përplasur kokë më kokë dhe njëra ka përfunduar përmbys.

Në aksident janë përfshirë një makinë tip Ford dhe një ‘Volkswagen Tuareg’.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Zjarr Tv Ad