Politikë Kriza në Bjellorusi/ Rama letër Lukashenkos:”Po ndjekim me shqetësim zhvillimet, gati oferta jonë”

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bjellorusia ka pretenduar se nuk ka marrë asnjë kërkesë zyrtare nga OSBE-ja për një vizitë të kryetarit të organizatës për dialog mes opozitës dhe partisë në pushtet.

Por, kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Jashtme të Suedisë, Ann Linde vendi i së cilës do të mbajë presidencën e ardhshme të OSBE-së, kanë ritheksuar kërkesën në një letër të datës 22 gusht.Në letrën e firmosur nga Rama dhe Linde, shkruajnë se janë duke ndjekur nga afër dhe me mjaft shqetësim zhvillimet në vend. Ata gjithashtu kanë shprehur dëshirën për të vizituar Bjellorusinë, me qëllim  që të diskutojnë nga afër sfidat me të cilat po përballet ky vend.

“Si kryetarët e tanishëm dhe të ardhshëm në detyrë të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, ne jemi duke ndjekur nga afër dhe me shqetësim zhvillimet në Bjellorusi. Në këtë drejtim, ne do të dëshironim të përsërisim ofertën tonë për të vizituar Bjellorusinë, për të dëgjuar pikëpamjet në lidhje me situatën dhe për të pasur një diskutim mbi sfidat aktuale në vend. Bjellorusia është një shtet i rëndësishëm pjesëmarrës i organizatës sonë dhe jemi të gatshëm ta zgjerojmë mbështetjen për të”, thuhet në letër.

Ndërkohë që për të përforcuar dëshirën e vizitës në Bjellorusi, dy ditë më përpara me 21 gusht,  ambasada ruse në Tiranë konfirmoi bisedën telefonike të kryeministrit Rama me ministrin e jashtëm rus Lavrov, për krizën politike në Bjellorusi.

Në njoftim thuhet se biseda u zhvillua me iniciativën e palës shqiptare midis ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Kryetarit të OSBE-së, Edi Rama.

Gjatë bisedës ministri Lavrov ka vënë në dukje se është e nevojshme që bjellorusët të lejohen të zgjidhin vetë punët e tyre, të mos ketë ndërhyrje në dialogun midis autoriteteve dhe shoqërisë dhe t`u mos u imponohet shtetasve bjellorusë asgjë nga jashtë.

Më 20 gusht, me iniciativën e palës shqiptare, u zhvillua një bisedë telefonike midis Ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Kryetarit të OSBE-së, Edi Rama.

Palët diskutuan mbi situatën në Bjellorusi në kontekstin e propozimeve të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së për të kontribuuar në zhvillimin e dialogut midis autoriteteve dhe opozitës. Ministri Lavrov vuri në dukje se është e nevojshme që bjellorusët të lejohen të zgjidhin vetë punët e tyre, të mos ketë ndërhyrje në dialogun midis autoriteteve dhe shoqërisë dhe t`u mos u imponohet shtetasve bjellorusë asgjë nga jashtë, në mënyrë që të shmanget përvoja e trishtë e “ndërmjetësimit evropian” në Ukrainë në shkurt 2014.

Bashkëbiseduesit rikonfirmuan rolin e rëndësishëm të Misionit Special të Monitorimit të OSBE-së në përpjekjet për të zgjidhur konfliktin e brendshëm ukrainas, duke përfshirë nevojën për të përgatitur raporte objektive për atë që po ndodh në të dyja anët e linjës së kontaktit në Donbas“, shkruhet në njoftimin e Ambasadës Ruse.

Zjarr Tv Ad