Detaje nga aksidenti në Qafë Thanë, 2 personat e plagosur dërgohen në spital(EMRAT)

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pasditen e sotme, dy persona kanë mbetur të plagosur nga aksidenti i ndodhur në rrugën drejt Qafë Thanës.

Në aksident janë përfshirë dy makina, që janë përplasur me njëra-tjetrën.

Informacion paraprak i policisë:

Më datë 23.08.2020, rreth orës 17:00, në afërsi të fshatit Memlisht, janë përplasur mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin B. K., banues në Tiranë dhe mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin E. M., rreth 29 vjeç, banues në fshatin Memlisht.

Për pasojë ka marrë dëmtime ky i fundit, si edhe shtetasja L. K., rreth 65 vjeçe, banuese në Tiranë, pasagjere në mjetin tip “Volkswagen”, të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin e Pogradecit.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Zjarr Tv Ad