Aksident i rëndë/ Makina përplas fëmijën në Kukës, niset me urgjencë për Tiranë

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Bicaj-Kukës. Një automjet tip “Mitsubish” ka aksidentuar një fëmijë 11 vjeçar që është në gjendje të rëndë për jetën. Pasi mori trajtim në Kukës, u nis me urgjencë drejt Tiranës.

Ngjarja ndodhi në afërsi të lagjes Gostil të Kukësit, ndërsa mbetet e paqartë si ndodhi aksidenti. Sipas Zëdhënëses së Policisë së Kukësit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendgjarja ende nuk dihet se kush është. Ndërkohë policia ka nisur kërkimet duke ngritur postoblloqe.

Kukës/Informacion paraprak: Më datë 24.08.2020, në aksin rrugor Kukës-Gostil, një mjet tip “Mitsubish”, ka aksidentuar shtetasin e mitur E.M., rreth 11 vjeç, banues në Kukës. Drejtuesi i mjetit ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Fëmia i dëmtuar, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore, po trasportohet për mjekim më të specializuar në spitalin traumës Tiranë. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij, si dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Zjarr Tv Ad