“Ia mbathi nga vendi i ngjarjes”/ Policia sqaron ngjarjen, ku shkoi shoferi pasi aksidentoi fëmijën 11 vjeç

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pòlicia ka sqaruar rrethanat e áksidentit me pasojë plágosjen në Kukës duke bërë me dije se shoferi nuk ia ka mbathur nga vendi i ngjarjes. Shtetasi A.H., 35 vjeç, la makinën tip Mitsubishi dhe mori një automjet tjetër për të dërguar në spital të miturin E.M., që të merrte trajtim të menjëhershëm mjekësor.

Sapo e ka lënë në duart e mjekëve, është paraqitur në policinë e Kukësit. Ndërkohë po vijojnë veprimet për të zbardhur shkakun e áksidentit në aksin rrugor Kukës-Gostil.

Njoftimi i policisë: Kukës. Vetë dorëzohet pranë Drejtorisë së Policisë Kukës, autori i aksidentit të ndodhur pak më parë.

Shtetasi A.H., 35 vjeç, banues në Bushtricë, Kukës, në aksin rrugor Kukës-Gostil, me mjetin tip “Mitsubish”, ka aksidentuar shtetasin e mitur E.M., pasi e ka dërguar me mjet tjetër në spitalin e Kukësit, është vetë dorëzuar pranë Drejtorisë së Policisë Kukës.

Shtetasi A.H., ndodhet në ambientet e Drejtorisë, per veprime të mëtejshme proçeduriale

Zjarr Tv Ad