Greqi/ Shpërthim i fuqishëm në një anije udhëtarësh në Kretë, 4 të plagosur

0
150
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur para pak orësh në tragetin ‘Blue Horizont’ në ishullin e Kretës, në Greqi, si pasojë e të cilit janë plagosur 4 marinarë, njëri prej të cilëve ndodhet në rrezik për jetën.

Sipas njoftimeve të autoriteteve portuale, në anije në kohën e aksidentit nuk kishte pasagjerë dhe ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit që ndodhi në zonën e kaldajave, e cila ndodhet në dhomën e motorëve.

Kompania që ka në pronësi tragetin, njoftoi se ka marrë masat për ndihmë mjekësorë për të plagosurve, ndërsa roja bregdetarë njoftoi se do të mbajë të bllokuar anijen derisa të gjenden shkaqet e shpërthimit.

Zjarr Tv Ad