“Rrezikohen 510 mijë nxënës e mësues/ Shahini-PD: Protokolli për hapjen e shkollave ka si qëllim ruajtjen e shëndetit

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...
  • Mes akuzave nga Partia Demokratike, ministrja e Arsimit, Besa Shahini sqaron se protokolli për hapjen e shkollave ka si qëllim ruajtjen e shëndetit të nxënësve, prindërve e mësuesve gjatë orëve të mësimit.

TIRANË– Mes akuzave nga Partia Demokratike, ministrja e Arsimit, Besa Shahini sqaron se protokolli për hapjen e shkollave ka si qëllim ruajtjen e shëndetit të nxënësve, prindërve e mësuesve gjatë orëve të mësimit. Ministrja ka zgjedhur që të mos ndalet gjatë për t’iu kundërpërgjigjur akuzave të demokratëve, teksa zhvilloi një takim me aktorë të ndryshëm mbi masat e ndërmarra për kushtet në shkolla.

Shahini bën me dije se ditën e sotme janë zhvilluar konsultime mes Zëvendësministres Nina Guga, drejtorëve të MASR – Zamira Gjini, Selman Hodaj dhe Gerti Janaqi – me përfaqësues të Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, Këshillit Kombëtar të Prindërve, sindikatave e arsimit dhe organizatave të ndryshme.

Masat e ndërmarra deri më tani nga MASR, mënyra e zhvillimit të mësimit, detajimi final i udhëzuesit për vitin e ri shkollor, ishin disa prej temave të trajtuara në këtë konsultim mes përfaqësuesve të MASR dhe palëve të tjera.

Më herët ishte Albana Vokshi, ish- deputetja e PD-së e cila tha se me hapjen rreth 510 mijë nxënës dhe mësues janë të rrezikuar drejtpërsëdrejti nga infektimi për shkak të papërgjegjshmërisë së kryeministrit në ikje dhe ministreve të tij të paafta të arsimit dhe të shëndetësisë.

Zjarr Tv Ad