“Të bërtitura të tmerrshme, njolla gjaku nëpër mure”!/Si po trajtohen protestuesit e arrestuar në burgun famëkeq në Bjellorusi?

0
350
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërkohë që protestat masive në Bjellorusi vazhdojnë, padrejtësia i ndjek protestuesit e arrestuar edhe në burg.

”Ju mund të dëgjoni goditjet nga shkopat dhe të bërtiturat e tmerrshme gjatë gjithë natës”, thotë për Reuters një protestues i mbajtur për nje natë në burgun e Okrestina, raporton neësbomb.al

Protestuesit mbahen vetëm një ditë në burg, ama torturohen në mënyrë çnjerëzore nga sigurimi sekret i shtetit KGB.

Të dielën e kaluar, ishte gjetur trupi i një 28 vjeçari protestues në pyll i mbuluar me shenja dhune dhe plagë të shumta.

Drejtori i Muzeut Historik Ushtarak në Minsk i cili kishte refuzuar miratimin e një protokolli zgjedhor i cili shpallte Alexander Lukashenko fitues, u gjet i vdekur disa ditë më parë.

Alexander Lukashenko i ka justifikuar arrestimet dhe torturat e shumta duke thënë se atij i rrezikohej jeta dhe duhet të mbrojë veten dhe vendin nga ”armiqtë e jashtëm”. Edhe pse protestuesit kanë publikuar foto të shumta nëpër rrjetet sociale të shenjave të dhunës nga policia, ai i injoroi duke thënë se janë ”të inskenuara dhe të modifikuara”.

Një protestuese e arrestuar Alyona Sherbinskaya tha në një intervistë se  ”Ishim 36 njerëz ne një dhomë pa ajër, pa ushqim, pa kushtet më minimale të higjenës si letra higjenike. Na lagnin me ujë sa përpiqeshim të flinim në dysheme.”

Torturat vazhdojnë të ndodhin akoma dhe në momentet që po flasim. Nuk dihet akoma sesi do të vazhdojë gjendja.

Zjarr Tv Ad