“Do jetë mizore”, dalin detaje për drejtimin e motrës së Kim Jong Un si lidere e Koresë së Veriut

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kim Yo Jong mund të marrë drejtimin e Koresë së Veriut nëse vëllai i saj Kim Jong Un nuk bëhet ‘i gjallë’. Ka pretendime se drejtimi i shtetit nga motra e diktatorit do të ishte një “kërcënim bërtahmor për ShBA”.

Një ekspert e ka parë drejtimin e saj në këtë këndvështrim pas spekulimeve se fuqia e shtetit do ti kalojë Yo Jung pasi diktatori ka rënë në koma. Ndërsa Sung-Yoon Lee,  një profesor në Shkollën e Drejtësisë e Diplomacisë në Fletcher beson se të dhënat rreth liderit të shtetit janë të ekzagjeruara, por thekson që Yo Jong po bëhet gati për të marrë pushtetin.

Ishte po ai që predikoi se motra e vogël e Jong Un do të jetë një “diktatore mizore”. “Mënyra që ajo të ndërtojë besueshmërinë dhe vlerën e saj neto, domethënë mënyra që ajo të marrë respekt, nuk është të luajë mirë, por të jetë një diktatore mizore për njerëzit e saj dhe një kërcënim i besueshëm bërthamor për ShBA”, tha ai për New York Post.

Zjarr Tv Ad