“Viti i vështirë ’89, kur vija shfaqjen ‘Vrasja e Kastijes’”/ Gëzim Kame: Qyteti pa kulturë, trishtim e mefshtësi e ministrisë!

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gëzim Kame sfidon pandeminë duke mbajtur një javë aktivitete kulturore në Ibë nën titullin “Verës Anës Tiranës”. Regjisori i njohur i teatrit kujton miqtë e tij aktorë në një mbrëmje homazh dhe shprehet se muajt pa aktivitete kulturore e egërsojnë njeriun. Ai kujton vitin 1989 dhe kërkon nisjen e sezonit artistik në kryeqytet.Një javë aktivitete kulturore në teatër “Kame” në Ibë po thyejnë monotoninë e muajve të tërë ku kulturës i është vënë dryni. “Verës Anës Tiranës” organizon çdo darkë deri më 30 gusht, shfaqje filmash, pjesësh teatrale, ekspozita, koncerte e një mbrëmje poezish. Mbrëmja e së dielës solli shfaqjen “Vrasja e Kastijes” me regji të Gëzim Kames, vënë në skenë më 1989-ën. Si një homazh për 7 artistë të ndarë nga jeta, Kame mblodhi miqtë e kahershëm dhe të afërmit.

Zjarr Tv Ad