I dështojnë frenat nga i nxehti, ylli i Moto GP vendos të hidhet nga motori me shpejtësi 228 km/h, shpëton në ‘fije të perit’

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Garues i Moto GP, Maverick Vinales, ka shpëtuar mrekullisht nga një situatë jashtëzakonisht e rrezikshme. Moto GP është plot me gjëra interesante dhe garat e fundit tregojnë se sa i rrezikshëm është ky sport. Garuesit me motoçikleta të fuqishme shpesh ndodhen në situata të rrezikshme, ndërsa reflekset e shpejta dhe aftësitë drejtuese shpeshherë ua shpëtojnë jetën.

Vinales ka shpëtuar mrekullisht në dy raste në një periudhë të shkurtër kohe. Së pari, javën e kaluar në garën e Austrisë, pas një përplasje mes francezit Johann Zarco dhe italianit Franco Morbidelli, një motor fluturoi sipër kokës së tij.

Ndërsa para disa ditësh, në një garë në Styria, frenat e spanjollit dështuan në një Yamaha. E vetmja gjë e duhur që mund të bënte ishte të hidhej nga motori. Sidoqoftë, problemi ishte në atë çast ai po ecte me shpejtësi prej 228 km/h.

25-vjeçari ka thënë se ishte e frikshme dhe ai duhej të hidhej nga motori. Më vonë u përcaktua se frenat dështuan për shkak të mbinxehjes.

Zjarr Tv Ad