Si funksionon mësimdhënia online? Drejtoresha e Arsimit zbulon kur do të trajnohen mësuesit (Tregon datën e shpërndarjes së librave)

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtoresha e Arsimit në MASR, Zamira Gjini ka folur për tre skenarët që ka përgatitur Ministria e Arsimit për rihapjen e shkollave më 14 Shtator për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve në një kohë pandemie. Një prej skenarëve thotë se mësimi zhvillohet vetëm online, në rast se situata me koronavirusin përkeqësohet shumë në nivel kombëtar, lokal apo në nivel shkolle.

Ndërsa mësuesit do arrijnë të kuptojnë si të zhvillojnë mësimin online sapo të rikthehen në shkolla dhe të trajnohen për mësimdhënie virtuale.

“Mësuesit kanë qenë me pushime dhe javën që vjen kthehen në shkolla. Meqë kemi vendosur datën 14 Shtator për hapjen e shkollave de mësuesit do të jenë duke zhvilluar mësimin. Krahas tyre do të kenë edhe trajnimin e planifikuar për mësimin online nëpërmjet platformave digjitale.

Protokolli është i detyrueshëm për të gjithë, nxënësit, mësuesit, drejtuesit dhe mësuesit, qofshtë shkolla shtetërore apo private se lidhen ngushtë mer siguritë e nxënësve në shkollë që është një nga sfidat tona. Është shumë e rëndësishme që prindërit dhe mësuesit ti mësojnë fëmijët për zbatimin e masave rigoroze”, u shpreh Gjini në një intervistë për Fax News.

Sa i përket librave falas, shprehet se janë disa kategori që do të përfitojnë, ndërsa i bën thirrje prindërve që duan ti blejnë, të kujdesen për të zbatuar rregullat e distancimit.

“E kemi merak dhe kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me botuesit që të shpërndajnë tekste para datës 31 gusht, sidomos në librari. Kanë raportuar se janë shpërndarë tekstet dhe nga 31 gusht, libraritë do jenë gati dhe prindërit mund të shkojnë ti blejnë, prandaj i lutem që mos ta lënë për ditën e fundit në zbatim të kushteve të distancimit”, tha Gjini.

Zjarr Tv Ad