Mbledhja e përbashkët, çfarë marrëveshje do të nënshkruajnë Kosova dhe Shqipëria?

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëvendëkryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj Halimaj ka bërë të ditur se ka qenë pjesë e një punëtorie ku është bërë harmonizimi i propozim marrëveshjeve që priten të nënshkruhet në mbledhjen e përbashkët në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Balaj Halimaj ka thënë se do të nënshkruhen marrëveshje që kanë impakt të drejtpërdrejtë në lehtësimin e jetës së qytetarëve të dy vendeve.

“Falënderoj grupet punuese për punën e tyre të palodhur në funksion të eliminimit të çdo pengese për përgatitjen e marrëveshjeve për mbledhjen e përbashkët që do të mbahet muajin e ardhshëm në Shkodër.

Ashtu siç kam paralajmëruar janë disa marrëveshje shumë të rëndësishme të cilat planifikojmë të nënshkruhen mes dy qeverive të cilat kanë për objektiv rritjen e mirëqenies, lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve dhe mallrave andej e këndej kufirit”, ka shkruar Balaj-Halimaj në Facebook.

Reagimi i plotë: Punëtori e organizuar mes grupeve punuese të Kosovës dhe Shqipërisë për harmonizimin e propozim marrëveshjeve mes dy vendeve tona, të cilat pritet të nënshkruhen në mbledhjen e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë.

Fokusi ynë është nënshkrimi i marrëveshjeve të cilat kanë impakt të drejtpërdrejtë në lehtësimin e jetës së qytetarëve të dy vendeve tona.

Falënderoj grupet punuese për punën e tyre të palodhur në funksion të eliminimit të çdo pengese për përgatitjen e marrëveshjeve për mbledhjen e përbashkët që do të mbahet muajin e ardhshëm në Shkodër.

Ashtu siç kam paralajmëruar janë disa marrëveshje shumë të rëndësishme të cilat planifikojmë të nënshkruhen mes dy qeverive të cilat kanë për objektiv rritjen e mirëqenies, lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve dhe mallrave andej e këndej kufirit.
🇦🇱🇽🇰🤝

Zjarr Tv Ad