Një 46-vjeçar në Elbasan ka rënë në prangat e policisë, pasi ka kanosur me mjet të mprehtë dhe ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.
Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë D.A., 46 vjeç, banues në Elbasan.
Njoftimi i plote i policisë:
Kanosi me mjet të mprehtë dhe ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, vihet në pranga 46-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-D.A., 46 vjeç, banues në Elbasan, pasi në banesë ka kanosur me mjet të mprehtë thikë si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndajë bashkëshortes dhe vajzës së tij.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhunë në familje”