Policia e Shtetit ka arrestuar në lagjen “Ali Demi” në Tiranë, një shqiptar me nënshtetësi austriake, që kërkohej nga Interpoli për trafikim droge. I arrestuari që i fshihej drejtësisë kishte iniciale G.H, 26 vjeç, lindur në Peshkopi, banues me qera në Tiranë.
Policia njoftoi se kreu operacionin e koduar “Koordinimi” bashkë me Njësinë e Posaçme të Kërkimit “Fast” dhe Interpol Tiranën.
Njësia e Posaçme e Kërkimit “Fast” me komisariatin nr.1 Tiranë organizoi operacionin falë të cilit u bë arrestimi i shtetasit G. H., 26 vjeç, lindur në Peshkopi, banues në Tiranë (me qera) me shtetësi austriake. Ai kërkohej nga autoritet e drejtësisë austriake për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope”.
Maksimumi i dënimit për këtë vepër deri në 15 vite heqje lirie.
jësia e Posaçme e Kërkimit “Fast”, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bëri lokalizimin e vendndodhjes së këtij shtetasi dhe falë veprimeve profesonale të kryera gjatë operacionit vuri në pranga në lagjen “Ali Demi”, tek tregu elektrik. Vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Austrisë