Çmëndet djali në Fier, godet babain me gurë në mes të natës/Arrestohet 37-vjeçari(Emri)

0
107
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 37-vjecar, i identifikuar si Orjald Tushi është arrestuar nga policia e Fierit pasi ushtroi dhunë fizike ndaj babait të tij duke e qëlluar me sende të forta. Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se e ka qëlluar me gurë në orën 1 të mëngjesit duke i thënë: “Pse u zgjove tani?”

Babë e bir jetonin vetëm dhe fakti që i ati ishte zgjuar shkaktoi zemërimin e djalit. Pasi e qëlloi me gurë, babai 63-vjecar i identifikuar me inicialet V.T., u dërgua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjatë kontrollit, policia i gjeti një armë të ftohtë (thikë).

Njoftim paraprak: Fier. Ushtroi dhunë fizike ndaj babait të tij, arrestohet në flagrancë nga Policia. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin: O. T. 37 vjeç, banues në Libofshë, Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit V. T., duke e qëlluar me sende të forta. 63-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë kontrollit personal, autorit iu gjet dhe një armë e ftohtë(thikë). Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta

Zjarr Tv Ad