Zgjedhjet në Malin e Zi, PDIU:”Shqiptarët për shqiptarët, për Gjukanoviç kujdeset Rama”

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Dretësi, Integrim dhe Unitet u ka bërë thirrje shqiptarëve të Malit të Zi që me 30 gusht të votojnë masivisht përfaqësuesit shqiptarë.

PDIU shkruan se shqiptarët duhet të mësojnë nga historia e vjetër dhe e re dhe të delegojnë përfaqësimin e tyre vetëm tek shqiptarët, të cilët do të luftojnë dhe garantojnë të drejtat e tyre themelore si shtetas të barabartë në Mal të Zi.

“Kujdesin për Gjukanoviçin e ka prioritet vetëm kryeministri Rama, i cili del me zë dhe figurë në serbisht dhe harron detyrën kryesore kushtetuese për tu kujdesur për shqiptarët kudo ku ata jetojnë”, shkruan ndër të tjera PDIU.

Postimi i plotë:

Shqiptarët për shqiptarët. Për Gjukanoviç kujdeset Rama

PDIU i bën thirrje shqiptarëve shtetas të Malit të Zi të votojnë masivisht përfaqësuesit e tyre shqiptarë në zgjedhjet e së dielës.

Shqiptarët e grupuar në koalicionet “Koha është tani” dhe “Bashkë nji Za”, janë përfaqësuesit e vetëm që mund të kujdesen për komunitetin shqiptar të Malit të Zi.

Shqiptarët duhet të mësojnë nga historia e vjetër dhe e re dhe të delegojnë përfaqësimin e tyre vetëm tek shqiptarët, të cilët do të luftojnë dhe garantojnë të drejtat e tyre themelore si shtetas të barabartë në Mal të Zi.

Kujdesin për Gjukanoviçin e ka prioritet vetëm kryeministri Rama, i cili del me zë dhe figurë në serbisht dhe harron detyrën kryesore kushtetuese për tu kujdesur për shqiptarët kudo ku ata jetojnë.

PDIU i bën thirrje shqiptarëve të Malsisë të mbështesin vetëm kandidatët e tyre të koalicioneve shqiptare.

Zjarr Tv Ad