Pasi hoqi dorë nga Top-Channel, Dojna Mema tregon momentin më të sikletshëm që ka kaluar aty:”Dola në skenë por harrova të veshja… “(FOTO)

0
261
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Moderatorja Donja Mema, bëhet nostalgjike pas largimit nga Top-Channel.

Përmes opsionit pyetje-përgjigje në “Instagram”, ajo i është përgjigjur pyetjes se kur ka qarë për herë të fundit dhe se cili ka qenë momenti më i sikletshëm në skenë.

Momenti më i sikletshëm për të ka qenë kur ka dalë në skenë me atlete sepse ka harruar të veshë takat.

“Nuk jam tip që qaj, i shpreh emocionet ndryshe. Momenti më i sikletshëm në skenë ka qënë kur bëra hapjen e e “ the voice kids 3” live dhe dola me atlete se harrova të vesh takat”, shprehet ajo.

Donja vazhdon të jetë tejet aktive në rrjete sociale, ku poston foto nga pushimet e saj që mesa duket kanë qënë një reflektim edhe për ndryshime të reja.

Së fundmi u konfirmua largimi i saj nga televizioni ku ajo u shfaq për herë të parë dhe ku u aprovua si një gazetare dhe më pas si moderatore.

118516987_3281514401942092_799181714968069932_n.jpg

Zjarr Tv Ad