Një përplasje mes automjeteve ushtarake ruse dhe amerikane në shkretëtirën siriane, ka rritur tensionet mes dy palëve, të cilët nuk i kanë kursyer akuzat për njëri-tjetrin.
Përplasja është bërë publike me anë të një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ku shfaqet një automjet ushtarak rus teksa përplaset me një makinë të blinduar amerikane.
Këshilli Kombëtar i Sigurisë i Shtëpisë së Bardhë tha që një automjet rus goditi një automjet ushtarak amerikan, duke shkaktuar lëndime të lehta për ekuipazhin e automjetit.
SHBA ka rreth 500 trupa në zonë – shumë më pak se më parë dhe ndihmon aleancën e Forcave Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequr nga kurdët. Zëdhënësi i NSC, John Ullyot, dënoi ushtrinë ruse për përplasjen, duke i quajtur veprimet e rusëve si të pasigurta dhe jo profesionale.
Rusia, që prej fillimit të kon fliktit në Siri, ka mbëshrtetur me armatime dhe foca ushtarake Presidentin sirian Bashar al-Asad që luftojnë me grupe të ndryshme rebele, përfshirë ISIS.