Përuroi Ujëmbledhësin e Tapizës, Rama: Bombë me sahat

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka përuruar sot Ujëmbledhësin e Tapizës në Krujë, e cila do ti vijë në ndihmë banorëve për të punuar tokën.

Sipas Ramës, në këtë ujëmbledhës nuk ishte vënë dorë që në kohën e komunizmit.

“Kjo ishte në gjendje të rrezikshme, ishte bombë me sahat. Po shikoja dje të dhënat për projektet e ujit dhe faktikisht jemi mbi 700 projekte vaditje që kanë krijuar një kapacitet ujëmbledhës dhe ujëshpërndarës me impakt me mijëra hokatarë tokë që deri dje nuk punoheshin dot për shkak të mungesës së ujit, ndërsa tani kanë ujë në mënyrë të vazhdueshme. Kemi një transformim të jashtëzakonshëm dhe kjo lidhet me impaktin që shohim në prodhime dhe eksporte. Me kujtohet edhe në kohën e përmbytjes që ishte një hall i madh edhe aty u krijuan rrëshqitjet.  Që në kohën e kooperativave nuk ishte vënë dorë dhe ishte një bombë me sahat”, deklaron Rama.

Gjatë përurimit kryeministri Rama shoqërohej nga ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi dhe kreu i bashkisë

Zjarr Tv Ad