Me pistoletë në çantën e dorës, si tentoi t’i arratisej policisë i rrezikshmi në Vlorë, pas të shtënave me armë u fut në lagjen e errët

0
147
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Detaje të reja zbardhen nga arrestimi i 36-vjeçarit Indrit Hita, i cili konsiderohet si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Ai është pikasur në lagjen “1 Maji” në Vlorë, pranë plazhit të vjetër.

Sa ka parë policinë ka tentuar të shpëtojë duke u ikur me vrap drejt një zone në errësirë.

Policia ka qëlluar disa herë në ajër për ta paralajmëruar të ndalojë, teksa më pas e ka arrestuar.

36 vjeçari rezulton të jetë i dënuar edhe më parë për vjedhje me armë në Tepelenë.

Gjatë kontrollit personal, pasi u arrestua, në çantën e krahut, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë model “Beretta” me një krëhër me fishekë luftarak.

Zjarr Tv Ad