Një 54- vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi vidhte portofola.
Ai ishte dënuar katër herë më parë për vjedhje dhe Policia e arrestoi sërish për herë të 5-të, Gj.S, që rezulton me banim në Vlorë.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Tiranë
Finalizohet nga Komisariati i Policisë nr. 2, operacioni policor i koduar “Portofolat”.
Kapet dhe ndalohet një 54-vjeçar me precedent penal të mëparshëm, i dënuar katër herë për vjedhje.
Zbardhen dhe dokumentohen 4 raste të vjedhjeve me forcë të portofolave.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 2, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si rezultat i punës hetimore dhe profesionale, siguruan prova ligjore për autorësinë e disa vjedhjeve me forcë të portofolave.
Bazur mbi provat e siguruara dhe lokalizimit të vendndodhjes së autorit të dyshuar, u organizua dhe finalizua operacioni policor “Portofolat”, në kudër të të cilit u kap dhe u ndalua shtetasi Gj. S., 54 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar 4 herë më parë për veprën penale “Vjedhja”.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i vjedhjeve të disa portofolave konkretisht:
• Më datë 24.08.2020, ka vjedhur portofolin e shtetases A. S.
• Më datë 29.07.2020, ka vjedhur portofolin e shtetases M. M.
• Më datë 05.06.2020, ka vjedhur portofolin e shtetases E. G.
• Më datë 08.03.2020, ka vjedhur portofolin e shtetases E. B.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në Qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”.