Karriera politike 22 vjeçare e Edi Ramës është e mbushur me premtime të pambajtura, që fshihen pas propagandës”, kështu thuhet në një reagim të nënkryetarit demokrat Edmond Spaho.
Ai ka bërë publike nje video ku shpjegohen premtimet e pambajtura të kreut të qeverisë .
Karriera politike 22 vjeçare e Edi Ramës është e mbushur me premtime të pambajtura, që fshihen pas propagandës.
Edi Rama nuk e mbajti premtimin për shëndetësinë falas.
Edi Rama nuk e mbajti premtimin për hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës.
Edi Rama gënjeu dhe nuk e mbajti premtimin për uljen e taksave për 97% të qytetarëve.
Edi Rama gënjeu dhe nuk e mbajti premtimin për uljen e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët dhe bizneset.
Edi Rama gënjeu dhe nuk e mbajti premtimin për buxhetin më të lartë për arsimin në 30 vjet.
Edi Rama gënjeu dhe nuk e mbajti premtimin për subvencione për fermerët.
Lista e premtimeve të pambajtura të Edi Ramës është shumë e gjatë. Qytetarët e ndjejnë vetë në kurriz keqqeverisjen e ndërtuar mbi gënjeshtrat e tij.
Sa herë kapet me të dyja duart në xhepat e qytetarëve, Edi Rama gënjen edhe më shumë.
Në rastin e inceneratorëve, aferës së korrupsionit Rama u kap në flagrancë duke vjedhur 400 milionë euro dhe premtoi se do jepte dorëheqjen. Por siç e di i madh e i vogël, ka 22 vjet që Edi Rama nuk mban asnjë premtim dhe vetëm gënjen. Dëgjojeni vetë:????