Kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi me gazetarët nga Viena, ku ishte i pranishëm në cilësinë e kreut të OSBE-së, foli edhe në lidhje me çështjen e detit me Greqinë.
Sipas kryeministrit, Shqipëria ka shtrirë hapësirën e saj në ujërat territoriale me 6 milje që në vitin 1990. Rama tha se çështja e zgjerimit të Greqisë në detin Jon nuk ka lidhje me ate cfare ndodh mes Greqise dhe Turqise.
Reagon Rama: Deklaratat e kryeministrit grek për zgjerimin e ujërave të Greqisë nuk ka lidhje me ujërat tanë dhe me marrëveshjen që po punojmë dhe nuk e kemi arritur akoma me palën greke, nuk ka lidhje me asgjë me ato që janë thënë në mënyrë të qëllimshme. Shtrirja në 6 milje është një e drejtë e cdo vendi, Shqipëria e ka ushtruar, ne jemi shtrirë në ujërat tanë me 6 miljet që në vitin 1990.
Mes ujërave territoriale ka ujëra ndërkombëtare, njëlloj sikur ka rrugë mes vendbanimeve dhe shteteve për të kaluar, ka edhe rrugë për të kaluar në det që janë të përbashkëta dhe marrja nga kjo rrugë e përbashkët në mënyrë simetrike të përcaktuar nga konventa, është e drejtë e cdo shteti.
Disa thonë shiko ca bëhet mes Turqisë dhe Greqisë, nuk ka lidhje me këtë aspekt. Ajo që ndodh mes Turqisë dhe Greqisë është një mosmarrëveshje për delimitimin e ujërave territoriale, që ne jemi duke e trajtuar në mënyrë konstruktive po për të cilën nuk kemi një rezultat përfundimtar dhe dakordësimin e dy palëve.
Pra, hartat që dalin janë spekulime që nuk kanë lidhje me realitetin. Një marrëveshje ndërshtetërore nuk bëhet dot fshehurazi. Qëndrimi jonë është i qartë dhe puna me palën greke është konstruktive por deklarata e bërë, është pa lidhje me temën, nuk lidhje” tha ai.