Familjarët rrihen keq me njëri-tjetrin, me thonj me dërrasa kokës, pasi motra bllokoi motrën në Facebook

0
104
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në nerva e sipër më e vogla ka reaguar duke i bërë bllok në Facebook. Kaq ka mjaftuar që të dyja motrat të përleshen me njëra- tjetrën dhe është dashur ndërhyrja e bashkëshortëve të secilës për të shuar gjakrat.

Të dyja motrat që janë gjithashtu edhe fqinje po sherri nuk mbeti mes tyre dhe ma ngjarjen tanimë po merret policia. Të dyja motra kanë bërë deklarimet e rastit sesi ndodhi sherri:
G. P, që është motra e madhe shkoi tek shtëpia e të voglës pasi ajo i bllokoi aksesin në facebook. E vogla i ka kërkuar llogari se përse ajo i kishte shkruar mos më bezdis në telefon, shkruan gazeta “Si”.

Në nerva e sipër sipas procesverbalit, oficerja V.P shkruan se më e madhja rrëmbeu një dërrasë druri dhe me të tentoi të qëllonte kunatin që po përpiqej t’i ndante. Të njëjtin veprim rezulton të ketë kryer edhe djali i G.P që ka shpresuar se motrat do qetësoheshin.

Por sipas procesverbalit, burri i motrës së vogël që është shtetas i huaj është nxehur dhe ka reaguar duke qëlluar kunatën. Me nerva është bërë edhe vëllai i dy grave që po ashtu ka goditur, kunatin tjetër.

Sipas burimeve të gazetës, në sherr janë përfshirë edhe meshkujt e tjetër të tre familjeve me nipa e kryefamiljarë ku të gjithë patën dëmtime me fraktura dhe gërvishje në qafë, në krahë , kofshë e shpatull.

Së paku kështu referon policia që pasi ka kontrolluar banesat dhe nuk ka zbuluar sende të ndaluara dhe të paligjshme i referoi të gjithë familjarët për dyshimet e dhunës në familje.

Zjarr Tv Ad